Say no to locked-down devices that limit our freedom to install apps and switch operating systems. Say yes to device neutrality, which ensures that we control our own hardware! Your device, your choice! Support our demand for the right to install any software on our devices.

News

FSFE-ja fton për propozime për Çmimin mbi Lirinë e Dokumenteve

më:

Këtë vit, për herë të katërt, the Free Software Foundation Europe (FSFE) do të japë më 28 mars 2012 Çmimin mbi Lirinë e Dokumenteve. Me Çmimin mbi Lirinë e Dokumenteve, FSFE-ja dhe FFII dëshirojnë të nderojnë institute ose ndërmarrje që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen dhe përdorimin e Standardeve të Hapura. Çmimin mbi Lirinë e Dokumenteve jepet çdo vit gjatë Ditës së Lirisë së Dokumenteve, dita ndërkombëtare që kremton rëndësinë e Standardeve të Hapura

Fitues të mëparshëm të Çmimit mbi Lirinë e Dokumenteve kanë qenë më 2008 Auswärtige Amt (Zyra Federale e Punëve të Jashtme Gjermane) për riorganizimin e saj dhe përdorimin e Formatit të Hapur të Dokumenteve (ODF), më 2010 Deutschlandradio për ofrimin e Ogg-Vorbis-Streams dhe më 2011 faqja web Tagesschau për ofrimin e videove të veta në Formatin OGG Theora.

Këtë vit FSFE-ja ofron mundësinë që cilido të propozojë kandidatin e vet për Çmimin mbi Lirinë e Dokumenteve. Nëse dini një institucion ose ndërmarrje që dallohet për përdorimin dhe sendërtimin e Standardeve të Hapura, ju lutemi, na dërgoni një email - përfshi arsyet e propozimit tuaj - e shumta deri më 1 shkurt te germany@lists.fsfe.org.